Reperi gjilanas, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, shpeshherë është futur në telashe me shtetin. I njohur për shumë vepra të cilat bien ndesh me ligjin, ndër vite atij s’i kanë munguar incidentet të cilat i kanë kushtuar me heqje lirie. E kështu ndodhi javë më parë, pasi i njëjti u arrestua nën dyshimet për dhunë në familje.
Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e reperit gjilanas pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Së fundmi, duket se reperi është liruar nga paraburgimi.
Kështu ka lënë të kuptohet me anë të një fotografie që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Në këtë imazh, artisti shfaqet me një mik të tij, i cili i ka uruar mirëseardhje derisa duket se janë në xhami.
Si ndodhi e gjithë ngjarja?
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bën të ditur se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.