Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Asdren Shala,ka dhënë kritika ndaj partive opozitare, duke i quajtur frikacake.
Ai thotë se edhe deklarimet për shkuarje në zgjedhje i kanë sa për “të thënë diçka”, pasi sipas tij, ata nuk duan e as nuk kanë guxim për shkuarje në zgjedhje.
Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se këtë janë kanë thënë edhe anëtarë të PDK-së e LDK-së.
“Kam shokë edhe në paritë opozitare dhe rri më ta. Në biseda private a ta e dinë. Mu tekstualisht ma kanë thënë të PDK-së e LDK-së se këta e kemi vetëm deklarim për media, se me shku në zgjedhje na ha dreqi. Pra këto janë veç deklarime për konsum publik. As nuk duan e as nuk guxojnë me shku në zgjedhje”, ka thënë Shala.
Sipas tij, partitë opozitare e kanë pasur në dorë ta ndalin këtë gjendje që e ka pruar Qeveria Kurti, por ai ka thënë se ata kanë frikë.
“Nga njëra anë thua që Kosovës po i rrezikohet siguria nacionale nga veprimet e Kurtit, nga ana tjetër sillesh në mënyrë paqësore sikur nuk po ndodhë asgjë, pra aktivitetin e tij e reduktojnë në çështje të deklaratave nga foltorja e Kuvendit, ti ose nuk je i sinqertë me qytetarin ose je tuc, unë mendojë se këta (opozita) po tutën”, ka thënë Shala.