Katër persona janë arrestuar sot në Gjakovë, pasi dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar javën e kaluar.
Duke pasur parasysh informatën për këto të shtëna policia ka realizuar kontroll në tri lokacione, dy në fshatin Ujz, dhe një në fshatin Damjan.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar një armë e gjatë, tri pistoleta dhe një karikator dhe 22 copë fishekë.
“Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
https://permbledhja.com/sinjali-publikon-emrat-e-vellezerve-nga-rahoveci-qe-u-arrestuan-pas-perleshjes-ku-u-perdor-edhe-arma/