Osmani pret në takim Hovenierin, temë diskutimi dakordimi i Bratisllavës

“Presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike”

Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Sic, thuhet në njoftim e Presidencës bëhet me dije se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratisllavë.

“Presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike. Prandaj, Presidentja Osmani ritheksoi se këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në takim njoftohet se u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, “me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim”.