Një femër 29-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.
Viktima e cila ishte drejtuesja e veturës ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal në Mitrovicë.
Në aksident është përfshirë vetëm një veturë, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.