Gjykata Komerciale e aprovon si të bazuar kërkesën e Klan Kosovës, nuk ka mbyllje

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur që të aprovohet si e bazuar kërkesa e Klan Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve në lidhje me rastin e saj.

Gjyqtari në këtë rast ishte Arnis Dumani.

“APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k. për shtyrjen e ekzekutivimit të vendimeve.” – shkruhet në pikën e parë të Aktvendimit.

Ndërsa më vonë tregohet se është shtyrë vendimi i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve.

Arsyetimi i Gjykatës Komerciale ndërkohë është mjaft interesant. Aty përmendet se si Klan Kosova është një “ndër ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale me mbulimin më të madh në Kosovë dhe e licencuar pranë Komisionit të Pavarur për Media, si dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në fushën e mediave me rreth 220 të punësuar dhe qindra bashkëpunëtorë komercialë, andaj ekzekutimi i vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit paditësit do t’i shkaktonte dëm vështirë të riparueshëm…”

Po ashtu, Gjykata Komerciale ka vlerësuar se Klan Kosova “ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut,”

Kujtojmë se Ministria e Tregtisë, e udhëhequr nga Rozeta Hajdari, e pretendonte të kundërtën në disa reagime publike.

Njoftimi i plotë:

GJYKATA KOMERCIALE E KOSOVËS, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për

Çështje Administrative, gjyqtari Arnis Dumani, në konfliktin administrativ sipas padisë së paditësit Klan Kosova Sh.p.k., me seli në Zonën Industriale, ish – Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, të cilin sipas autorizimit e përfaqëson Shoqëria e Avokatëve “S…” Sh.p.k. me seli në Veternik, kompleksi banesor EXDC3, blloku 10, kati VI, nr.18, Prishtinë, kundër të paditurit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, me seli në rr. “Abënor e Astrit Dehari”, nr. 21, Prishtinë, përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, për shkak të anulimit të Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, duke vendosur sipas kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të vendimeve kontestuese, jashtë seancës, më datë 02.08.2023 merr këtë:

A K T V E N D I M

I. APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e

ekzekutimit të vendimeve.

II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës

14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve

në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.

A r s y e t i m

Paditësi Klan Kosova Sh.p.k., me seli në Prishtinë, pranë kësaj gjykate ka iniciuar konflikt

administrativ me kërkesë për anulimin e Vendimit nr. 4566/01 të datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 të datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e

2 / 6

Bizneseve në Kosovë, si dhe ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të tyre, deri në marrjen e vendimit gjyqësor përfundimtar për padi. Paditësi, në kërkesën e tij për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të lartcekura, lidhur me plotësimin e kushteve për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve ka theksuar se paditësi është një ndër ofruesit e shërbimeve mediale audio – vizuale me mbulimin më të madh në Kosovë dhe e licencuar pranë Komisionit të Pavarur për Media, si dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në fushë e mediave me rreth 220 të punësuar dhe qindra bashkëpunëtor komercial, andaj ekzekutimi i vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit paditësit do ti shkaktonte dëm vështirë të riparueshëm për faktin se paditësit do ti humbte licenca e operimit, rreth 220 punëtorë do të mbeteshin pa punë si dhe do të dështonte në përmbushjen e obligimeve kontraktuale që ka, e të gjitha këto do të sjellin dëm të pa-riparueshëm ekonomik. Ka shtuar se ekzekutimi i vendimit do të kishte për pasojë shkaktimin e dëmit të imazhit të paditësit e rrjedhimisht humbjen e kredibilitetit si një ndër mediumet më të mirëfillta në vend. Lidhur me plotësimin e kushtit të dytë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve kontestuese ka theksuar se fakti se qasja në informacionin e siguruar nga mediat apo në këtë rast nga ana e paditësit është interes publik, vërtetohet edhe nga fakti që informimi nga mediat lidhet ngushtë me lirinë e shtypit e cila është një e drejtë kushtetuese e garantuar në shumicën e vendeve demokratike si dhe me nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe me Direktivën Evropiane 2010/13/EU për shërbyesit medial dhe audio-vizual e cila e garanton dhe e cilëson të drejtën e informimit si interes juridik dhe publik, andaj shtyrja e ekzekutimit të vendimeve nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik, përkundrazi shtyrja e ekzekutimit të vendimeve do të ishte në të mirë të përgjithshme dhe në të mirë të interesit publik dhe se shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk do ti shkaktonte asnjë dëm të paditurit. Ka shtuar se KGO Media Investments Holding Sh.p.k. është aksionar i vetëm i paditësit dhe se paditësi nuk është në pronësi direkte të kompanisë me seli në Shkup dhe se informatat mbi adresën dhe shtetësinë e pronarit të kompanisë me seli në Shkup janë ndryshuar menjëherë dhe të njëjtat janë dorëzuar me datë 21.06.2023 në ARBK. Gjykatës i ka propozuar që të aprovohet kërkesa e paditësit dhe të shtyhet ekzekutimi i Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 dhe Vendimit nr. 4566/01 i datës

28.07.2023 të lëshuara nga i padituri Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Me qëllim të vlerësimit të kësaj kërkese, gjykata ju referua nenit 22, paragrafit 2 të Ligjit Nr.

03/L-202 për Konfliktet Administrative (LKA) i cili përcakton se: “Me kërkesën e paditësit,

organi akti i të cilit ekzekutohet gjegjësisht organi që është kompetent për ekzekutim, mund ta

3 / 6

shtyjë ekzekutimin deri në vendimin definitiv gjyqësor, nëse ekzekutimi do t’i sillte dëm

paditësit, i cili vështirë do të riparohej, kurse shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin

publik, as që shtyrja do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare përkatësisht personit

të interesuar”. Po ashtu në paragrafin 6 përcaktohet se “Paditësi mund të kërkojë edhe nga

gjykata shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ deri në marrjen e vendimit gjyqësor, sipas

kushteve të parapara në paragrafin 2 të këtij neni” dhe nenit 27 par. 1 të Ligjit 08/L-015 për

Gjykatën Komerciale i cili përcakton se “Jo më vonë se tre (3) ditë nga marrja e një kërkese

për masë të përkohshme ose lehtësim tjetër urgjent, në përputhje me ligjet në fuqi, dhoma e

shkallës së parë e konsideron dhe vendos për një kërkesë të tillë pa dëgjim të palëve në seancë”.

Bazuar në nenin 22 par. 2 të LKA-së, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit duhet të plotësohen

në mënyrë kumulative kushtet e përcaktuara: a) ekzekutimi do t’i sillte dëm paditësit, i cili

vështirë do të riparohej; b) shtyrja të mos jetë në kundërshtim me interesin publik; c) shtyrja

nuk do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare përkatësisht personit të interesuar.

Gjykata pasi vlerësoi kërkesën e paditësit, shkresat e lëndës, por edhe përmbajtjen e vendimeve

kontestuese, konstatoi se i padituri me Vendimin nr. 309/11 të datës 14.06.2023 ka vendosur

që të pezulloj certifikatën e biznesit të kompanisë “Klan Kosova” Sh.p.k. me NUI 810795297

të datës 29.05.2020 dhe me Vendimin për Korrigjim nr. 311 të datës 15.06.2023 ka bërë

korrigjimin e bazës ligjore të vendimit nr. 309/11 të datës 14.06.2023, ndërsa me vendimin nr.

333 të datës 21.06.2023 duke vepruar sipas detyrës zyrtare i padituri ka shfuqizuar vendimin

nr. 309/11 të datës 14.06.2023. Po ashtu i padituri përsëri duke vepruar sipas detyrës zyrtare

me vendimin nr. 336 të datës 21.06.203 ka Anuluar vendimin nr. 333 të datës 21.06.2023, ka

lënë në fuqi Vendimin nr. 309 të datës 14.06.2023 dhe Vendimin nr. 311 të datës 15.06.2023.

Po ashtu gjykata konstatoi se me Vendimin nr. 4566/01 të datës 28.07.2023 është refuzuar

ankesa e paditësit e parashtruar me datë 11.07.2023 dhe është në lënë në fuqi Vendimi i ARBK[1]së me nr. 309/11 i datës 14.06.2023 me arsyetimin se paditësi me rastin e regjistrimit në

periudha të ndryshme kohore disa herë ka ofruar dokumentacionin i cili në përmbajtje është në

kundërshtim me Ligjin për Shoqëri Tregtare si dhe me aktet nënligjore për regjistrimin e

bizneseve dhe se nga regjistri elektronik i nxjerrë nga regjistri i bizneseve të Republikës së

Maqedonisë së Veriut të dhënat për pronarin e vërtetë nuk janë reflektuar ndryshimet, por ende

figurojnë të dhënat për pronarin e vërtetë siç është: Shteti – Serbi, Shtetësia – Kosovë dhe se

dokumenti nr. 2008-50/155020230079177 i nxjerrë me datë 28.07.2023 nuk ka reflektuar të

dhënat për pronarin e vërtetë.

4 / 6

Gjykata shqyrtoi pretendimet e paditësit të paraqitura në kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit

të vendimeve kontestuese dhe vlerësoi se në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për të

aprovuar të njëjtën pasi që paditësi ka argumentuar faktin se ekzekutimi i vendimeve do ti sillte

dëm i cili vështirë do të riparohej, si dhe ka argumentuar se shtyrja nuk është në kundërshtim

me interesin publik, e as që shtyrja do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare,

përkatësisht personit të interesuar, kushte këto të përcaktuara në nenin 22 par.2 të LKA-së.

Gjykata vlerëson se ekzekutimi i vendimeve kontestuese paditësit do ti sillte dëme vështirë të

riparueshme pasi që ekzekutimi i vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit në parim e

pezullon dhe e lë pa efekt regjistrimin e paditësit si person juridik, i cili regjistrim sipas nenit

4 të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare i jep të drejtën për të ushtruar veprimtari

ekonomike në Kosovë. Gjykata po ashtu vlerëson se për shkak të pezullimit, certifikata e

biznesit e humb efektin juridik, e për pasoj edhe regjistrimi i paditësit në ARKB, andaj paditësi

nuk mund të ushtroj as veprimtari tjetër ekonomike për shkak të certifikatës së pezulluar, i cili

pezullim ka për efekt shuarjen/ndalimin e çfarëdo veprimtarie të paditësit. Si rrjedhojë,

pezullimi i certifikatës së biznesit do të rezultonte në revokimin e licencës nga Komisioni i

Pavarur i Mediave për ushtrimin e funksionit të ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuale

që paraqet aktivitetin kryesor biznesor të paditësit, e cila do të kishte për pasojë ndërprerjen e

marrëdhënies së punës për rreth 220 të punësuar tek paditësi sipas listës së të punësuarve të

bashkangjitur me padi si dhe ndërprerjen e marrëdhënieve tjera kontraktuale me palët e treta,

rrethana këto që në rast të ekzekutimit të vendimeve kontestuese paditësit do ti sillnin dëme

vështirë të riparueshme.

Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e

nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas

Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë

21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë

26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika

e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën

Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr.

“…” nr…., Pejë, Kosova. Sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10114386 dhe informatat e

biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023 për shoqërinë KGO Media Investments Holding

Sh.p.k., konstatoi se e njëjta është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 31.05.2021

me numër unik identifikues 811575804 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e

5 / 6

Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments LLCSP, me seli në Karposh

Partinzanski Odredi Blvd, nr. 143, Shkup, Maqedoni e Veriut dhe me person të autorizuar K.G.

me adresë rr. “…” nr…, Gjakovë, Kosova. Sipas Dokumentit nr. 0805-50/150120230016866 i

datës 20.06.2023, gjykata konstatoi se shoqëria KGO Media Investments LLCSP, është shoqëri

tregtare e regjistruar në Maqedoninë e Veriut me datë 24.03.2016, me seli në “Partizanski

Odredi Blvd” nr. 143, Shkup – Karposh, në pronësi të K.G., me adresë në rr. …, nr…., Gjakovë,

Kosovë.

Meqenëse në rastin konkret sipas certifikatave të përshkruara më lartë, rezulton se paditësit ka

bërë ndryshimet në regjistrat e biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, gjykata vlerësoi

se shtyrja e ekzekutimit të vendimeve kontestuese nuk bie ndesh me interesin publik.

Gjykata po ashtu vlerëson faktin se paditësi e ushtron funksionin e ofruesit të shërbimeve

mediale audiovizuale dhe përderisa vazhdimi i ushtrimit të njëjtit funksion nuk përbën shkelje

të interesit publik, gjykata në këtë rast vlerëson se mos shtyrja e ekzekutimit të vendimeve

kontestuese do të ishte pikërisht në kundërshtim me interesin publik dhe garancioneve që

përcaktohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare të

zbatueshme në Kosovë për lirinë e mediave.

Lidhur me plotësimin e kushtit të tretë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve kontestuese,

përkatësisht dëmit që mund ti shkaktohet palës së paditur me shtyrjen e ekzekutimit të

vendimeve kontestuese, gjykata vlerëson se nuk ekziston ndonjë rrethanë sipas të cilës të

paditurit do ti shkaktohej ndonjë dëm nga shtyrja e ekzekutimit të vendimeve kontestuese.

Andaj, për ta shmangur rrezikun e dëmit që mund të i shkaktohet paditësit në rast të ekzekutimit

të vendimeve të lartcekura dhe duke pasur parasysh faktin se shtyrja e ekzekutimit të tyre nuk

është në kundërshtim me interesin publik dhe palës kundërshtare nuk i shkakton ndonjë dëm,

gjykata vendosi ta aprovoj kërkesën e paditësit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve deri në

nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor, sipas padisë së ushtruar nga paditësi.

Këtë vlerësim gjykata e mbështeti në faktin se paditësi ka dhënë prova dhe argumente konkrete

e të mjaftueshme se bazuar në dispozitat e cekura më lartë, janë përmbushur në mënyrë

kumulative kushtet ligjore që të aprovohet kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të

kontestuara derisa gjykata të vendos përfundimisht lidhur me ligjshmërinë e vendimeve të

kontestuara përkitazi me padinë e paditësi ku do të shqyrtohen të gjitha pretendimet e palëve

të paraqitura dhe që do të paraqiten në ardhmen.

6 / 6

Andaj, bazuar në nenet 13, par. 1, nën par. 1.12 lidhur me par. 5 të Ligjit nr. 08/L-015 për

Gjykatën Komerciale dhe nenin 22 par. 7 të Ligjit për Konfliktet Administrative, gjykata

vendosi si në dispozitiv të këtij Aktvendimi