Mrekulli në plazhet e Vlorës: Policia shpëton katër persona që po rrezikonin të mbyteshin

Katër persona janë shpëtuar pasi që rrezikuan të mbyteshin në bregdetin e Vlorës dhe të Dhërmisë.

Tre shtetasit në rastin e parë kërkuan ndihmë, pasi mjeti që lundronin kishte pësuar defekt.

‘’Policia e Shtetit njoftoi sot se në rastin e parë, shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të tre shtetasve që kishin mbetur në det, për shkak se mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt’’, shkruan Atsh.

Në rastin e dytë, shërbimet e SPK Dhërmi ndërhynë për të nxjerrë të gjallë në breg një person të cilit po i rrezikohej jeta, e i cili tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

https://permbledhja.com/ministria-e-financave-fillon-rimbursimi-per-10-shin-e-terhequr-nga-trusti/