Zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas publikimit të përgjimit të Nacionales për aferën e grurit.
“Edhe një ditë e re, edhe një skandal i ri i këtij pushteti.” – shkroi z. Azemi në profilin e tij në Facebook.
Ai ka propozuar që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që drejtohet nga znj. Rozeta Hajdari të quhet “Ministri e Aferave”.
“Është kjo qeveri që është përpjekur të paraqitet si qeveri me duar të pastra, por u përlye aq shumë e aq shpejt sa që një hajni po ua mbulon tjetrën.” – u shpreh znj. Hajdari.
Ai rikujtoi edhe brohorimën e VV-së gjatë kohës në opozitë: “Me hajna, me hajna, nuk ka shtet!”