Kurti thumbon Ramën për “Ballkanin e Hapur” gjatë takimit me mërgimtarët

Kryeministri Albin Kurti e ka thumbuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, lidhur me çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Në një pritje që u bëri mbrëmë mërgimtarëve, Kurti tha se po e shënojnë përvjetorin e “Ballkonit të Hapur”, duke e quajtur kështu një vend të këndshëm.

“Për rastësi, ose ndoshta edhe jo, nesër bëhen fiks një vit prej se e kemi inauguruar “Ballkonin e Hapur” këtu në Kryeministri. Megjithatë, përvjetorin po e shënojmë sonte sepse ishim pikërisht bashkë, këtu, një vit më parë, prej kur kjo hapësirë e objektit të qeverisë, që dikur nuk shfrytëzohej, është bërë vend kaq i këndshëm për pritje e takime. E edhe një vit pas, Ballkoni ynë vazhdon të jetë i hapur, sonte, për mërgatën tonë të dashur, për juve bashkatdhetarë. Bashkë e shpallëm. Bashkë po e shënojmë edhe përvjetorin e parë. Bashkë do të takohemi për shumë mote. Mirë se vini e gëzuar!”, u tha Kurti, mërgimtarëve.