Prej vitesh në Universitetin e Prishitnës po bie numri i studentëve. Për profesionistët e arsimit të lartë kjo ka të bëjë me largimin e të rinjëve por për njohës të rrethanave Universitetit të Prishitnës studentët po ia marrin kolegjet private.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi tha për RTV21 se në krahasim me vitin e kaluar kanë aplikuar 1 mijë studentë më pak, ndërsa nga 4 vite më parë, numri ka rënë në 3 mijë studentë më pak.
“Në afatin e parë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin baçelor, për këtë vit akademik kanë aplikuar gjithsej 6104 kandidatë. Ndërsa në vitin paraprak akademik 2022/23 kanë aplikuar 7917. Ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në uljen e numrit të aplikimeve është edhe fakti se numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë dhe kjo është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve në UP. Pastaj në disa vite akademike, Universiteti i Prishtinës ka regjistruar vetëm studentë të rregullt dhe jo studentë me korrespodencë. Gjithashtu aspekti demografik; lëvizjet e brendshme dhe të jashtme të rinjve të Republikës së Kosovës.”
Por rënia e numrit të të rinjëve të interesuar për të studiuar në Universitete për profesorin universitar, Bedri Statovci, është pasojë e ikjes së të rinjëve në shtetet perëndimore. Sipas tij, numër i ulët i studentëve nuk është vetëm në universitetin publik, por, edhe në kolegjet private.
“…tani nëqoftëse e marrim një trend para 8 viteve, unë kom majtë ligjerata me mikrofon, 300-400 studentë, tani me kalimin e kohës kemi ra në 30-40 nëpër grupe… vijimi i studentëve në ligjerata të rregullta ka ra në mënyrë drastike…”
Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se të rinjët po gjejnë rrugë për të depërtuar në tregun e punës pa pasur nevojë të kalojnë nëpër fazat e studimeve të larta.
“…ky numër ne ramje të interesumve në universitetet publike nuk është shumë befasues, është një trend i kahmotshëm, me lëvizje shumë të natyrshme të studentëve qoftë me punësim të drejtëpërdrejtë, dhe futjen në treg të punës pas diplomimit, nga shkollat e mesme të larta, qoftë edhe me lëvizje tutje tek kolegjet private, por ekskluzivisht është shumë e lidhur edhe me oferten e punësimeve dhe studimeve që këta të diplomuar e marrin e jo gjithëherë Universiteti i Prishtinës mund të jenë të konkurueshme me të…”
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i studentëve të regjistruar vitin e kaluar, sipas fushave të studimit në Universitete Publike dhe Kolegje Private, është mbi 18 mijë./RTV21