Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar që të mërkurën të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.
Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, apelohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse përpos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave të tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.