Gazetari nga Shqipëria, Isa Myzyraj, ka dalë në përkrahje të gazetarëve për të bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari.
Ky veprim i ka pëlqyer gazetarit të Ora News i cili me shkaka shkroi se dëshiron të fillojë punën në Kosovë dhe se është i hapur për oferta.
Kontekst: Bojkotimi i konferencës nga gazetarët ndodhi në shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Në fillim të konferencës, gazetarët i kanë marrë mikrofonët dhe kamerat dhe janë larguar nga salla e konferencave.
Derisa gazetarët largonin mikrofonat, duke e braktisur konferencën e saj, ministrja Hajdari ka treguar që qëllimi i kësaj konference kishte qenë ligjshmëria e regjistrimit të bizneseve.