Projekti më i ri i Administratës Tatimore të Kosovës për mos-deklarimin e të Ardhurave Personale synon të adresoj shqetësimin e mungesës së deklarimit të të ardhurave të individëve.
Kjo iniciativë ka për qëllim të zvogëlojë evazionin fiskal dhe të siguroj që të gjithë qytetarët dhe rezidentët e Kosovës të kontribuojnë në sistemin tatimor sipas ligjit.
Përmes këtij plani, ATK do të kryejë aktivitete me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk deklarojnë dhe nuk paguajnë saktë detyrimet tatimore.
Projekti do të përfshijë kampanjë informuese që do t’iu kujtoj qytetarëve për detyrimin e tyre ligjor për të deklaruar të ardhurat në mënyrë të rregullt. Përveç kësaj do të përmirësohen dhe zgjerohen mekanizmat e monitorimit dhe kontrollit për të identifikuar raste të mundshme të mos-deklarimit.
“Administrata Tatimore do të fokusohet në ngritjen e ndërgjegjësimit publik dhe në këtë drejtim do të organizoj seminare edukative dhe materialet e informacionit të njëmendshme për tatimpaguesit potencial. Po ashtu, do të kujdeset për të lehtësuar procedurat e deklarimit dhe të inkurajoj përdorimin e platformave digjitale për të kryer deklaratat tatimore më lehtësisht.
Projekti i ri synon të ndikoj pozitivisht në efikasitetin e sistemit tatimor, duke rritur të ardhurat tatimore dhe ndihmuar në zhvillimin e vendit në mënyrë të qëndrueshme dhe të drejtë. Ky projekt ka një rol të rëndësishëm në krijimin e një ambienti të barabartë fiskal dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e kontributit të tyre në financat publike”, thuhet më tej.