Gazetarët bojkotojnë konferencën e ministres Hajdari, largohen nga salla

Gazetarët e shumicës prej mediave të Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari.

Ministrja Hajdari Hajdari kishte paralajmëruar konferencë për sot, sipas saj me qëllim të sqarimit për pezullimin e licencës së mediumit “Klan Kosova”.

Megjithatë gazetarët i kanë marrë mikrofonët dhe kamerat dhe janë larguar nga salla e konferencave.

Kjo si shenjë revolte për vendimin për mbylljen e Klan Kosovës.