Abdixhiku: Për këtë qeveri edhe nota 2 është shumë e lartë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se qeveria aktuale e Kosovës nuk është duke menduar për të ardhmen.

“Kosova është vend i vogël për të mos qenë vend i mirë. Spitalet, shkollat, rrugët të gjitha janë në gjendje të keqe. Nuk kemi politikë që mendon për të ardhmen. Na duhet ta kthejmë Kosovën politikën në ‘Rrugën e Re’”, tha Abdixhiku.

I pyetur se me çfarë note e voton punën e qeverisë, Abdixhiku tha se kjo qeveri nuk mund të ketë notë kaluese.

“Për këtë qeveri edhe nota 2 është shumë e lartë. Kjo qeveri ka polarizuar vendin, ka ndarë njerëzit. Nuk kemi reaguar në fillim të qeverisjes për të parë qytetarët që kjo rrugë e qeverisë nuk sjell ndryshim”, tha Abdixhiku në emisionin Radar të RTV Dukagjinit.

Sipas Abdixhikut Kosova është duke humbur shumë, sidomos në aspektin ndërkombëtar.

“E drejta jonë nuk është mjaftueshme pa ndihmën e aleatëve. Nuk mund t’i thuash Evropës tigër prej letre”, tha Abdixhiku duke folur për sanksionet që iu kanë bërë Kosovës.

Abdixhiku tha se LDK është rikthyer në zgjedhjet e fundit lokale dhe se me fitimin e 9 komunave, përfshirë edhe kryeqytetin, e kishte vërejtur potencialin dhe rritjen e partisë.