Një person është therur me thikë pas një zënke që ka ndodhur mes disa personave në Rahovec.
Policia bën me dije se i lënduari në këtë rast është dërguar në spital për tretman.
“Viktima mashkull kosovar pas një zënke, me dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë kishte pësuar plagë, nga një mjet i mprehtë (thikë), i njëjti është dërguar në spital për tretman”, thotë policia.
Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe të dyshuarit e tjerë të përfshirë në zënkë, të cilët më pas me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje