Ka përfunduar protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Në sheshin e Prishtinës protestuan gazetarë, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.
Por aty një qytetar tentoi ta pengonte protestën nëpërmjet një pankarte.
Bëhet fjalë për Erion Beqirajn, një militant i VV-së i cili përmes rrjeteve sociale e ka përkrahur haptas kryeministrin Kurti.