Nga sheshi “Zahir Pajaziti” ka nisur protesta e thirrur nga AGK-ja dhe që ka për synim shprehjen e revoltës në lidhje me ARBK-në për pezullimin e certifikatës së biznesit ndaj televizionit Klan Kosova.
Protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e që për synim ka shprehjen e revoltës në lidhje me vendimin e ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit ndaj Klan Kosovës.
Thirrja e AGK-së ka qenë për të gjitha mediat, mirëpo kjo protestë është përkrahur edhe nga shoqëria civile, qëllimi i të cilës është mbrojtja e fjalës së lirë, pasi veprimet e ekzekutivit kosovar kanë qenë kundër mediumeve të lira, fjalës së lirë e kundër Klan Kosovës, e cila i ka bërë të gjitha korrigjimet e nevojshme, por s’janë marrë parasysh nga ARBK-ja.
Në lidhje me protestën, anëtarja e bordit të AGK-së, Pranvera Behluli, është shprehur se ky asociacion, vendimin e MINT-it e konsideron si politik.
“Është një rast i paprecedent që ka ndodhur që nga paslufta, dhe duhet ta kundërshtojmë pasi është kundër demokracisë”.
“Ne i kemi ftuar të gjithë kolegët e mediave. Por, na ka përkrahur edhe shoqëria civile. Por, nuk është e rëndësishme pjesëmarrja, sa është qëllimi i kësaj proteste për t’i treguar qeverisë se nuk do të mund ta mbyllin një media në Kosovë, apo t’i frikësojnë mediat e tjera”, tha Behluli.