Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka thënë se prej disa kohësh është vërejtur periudha e akullnajave në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës.
Sipas tij, ftohja e raporteve mes tyre nuk është rezultat i dëshirës së askujt në qeverinë amerikane, por i veprimeve të qeverisë së Albin Kurtit.
“Prej disa kohësh kemi vërejtur se periudha e akullnajave në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Prishtinës vazhdon. Ky nuk është rezultat i dëshirës së askujt në qeverinë amerikane, por i veprimeve të qeverisë së Albin Kurtit. Në dy vitet e kaluara, Kurti sulmoi të gjitha vlerat, rezultatet dhe institucionet në Kosovë e Metohi, në krijimin e të cilave taksapaguesit amerikanë dhe evropianë investuan miliarda dollarë. Ka shumë muaj që nuk keni parë asnjë ministër nga Prishtina në Uashington. Kjo është e paprecedentë. Në anën tjetër, derisa jemi duke bërë këtë intervistë, Lista Serbe është pritur dhe pritur në kryeqytetin amerikan me vëmendjen dhe respektin më të madh. Ne si shtet vetëm në dy javët e fundit patëm pjesëmarrjen e kryeministres Ana Brnabiq në forumin e biznesit në Nju Jork, si dhe vizitat e rëndësishme të ministres Tanja Miščević dhe ministres Jelena Begoviq në Uashington. Një situatë e tillë faktike flet shumë për qëndrimin e SHBA-së.
I pyetur se çfarë mendon administrata amerikane për Albin Kurtin dhe deri në çfarë mase e perceptojnë ende si fëmijën e tyre, ai shtoi:
“Se çfarë mendojnë ata personalisht për Kurtin varet nga çfarë pyesni, për politikën e tij, megjithatë, pothuajse të gjithë mendojnë më të keqen. Nuk do të them se nga kush e kam dëgjuar mendimin se me Kurtin kemi më të keqen e të dy botëve – demagog dhe shovinist. Bazuar në gjithçka që kemi parë, jam dakord me këtë pikëpamje.
“SHBA-të nuk janë të vetmet në dënimin e Kurtit dhe politikës së tij ekstreme, shumë shtete perëndimore ndajnë të njëjtin qëndrim edhe pse e kanë përkrahur deri dje. Duke mos qenë i gatshëm për kompromis, me lëvizje tejet provokuese që zgjasin me muaj, duke marrë armë, e sidomos duke shkelur të drejtat elementare njerëzore të serbëve në Kosovë e Metohi, Kurti është vënë në një situatë ku i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ngritur një alarm i kuq për të. Problemi, megjithatë, nuk është vetëm Kurti, por ideja që ai propagandon, e cila mund të jetë vdekjeprurëse edhe kur ai është larguar prej kohësh. Më duket se shpesh e harrojmë këtë”, ka përfunduar ai.