Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se në Kosovë tashmë janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë.
Por këto deklarata, deputetja opozitare i cilëson si “manipulim me shifra”.
“Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët”, ka shkruar Bajrami në Facebook, të dielën.
Ajo ka kërkuar që të publikoehn shifrat sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej se Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet me të gjiitha nivelet e pushtetit.
Bajrami ka treguar sa sa të punësuar kishte ndër viti në Kosovë. /Gazeta Express
Më poshtë postimi i plotë i saj:
Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.
Publikoni shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit.
Sipas ATK-së trendet e punësimit janë këto:
Dhjetor 2019: 331 811 të punësuar,
Dhjetor 2020: 356 909 të punësuar, d.m.th. 25 098 më shumë se në vitin paraprak.
Dhjetor 2021: 378 385 të punësuar, d.m.th. 21 476 më shumë se vitin paraprak, ndërsa
Në korrik 2023 qenkan 404 965 të punësuar, d.m.th. 26 580 më shumë se një vit e gjysëm me parë.
Me çka po lavdëroheni?
Derisa nga 21-26 mijë vende të reja të punës më herët janë krijuar për një vit, tani për një vit e gjysëm paskemi 26 580 vende të reja të punës më shumë.
Trendi është rënës.
Kosova vazhdon të jetë nën sakskione, si rezultat i politikave të qeverisë Kurti.