Mamia kosovare thirrje prindërve: Mos i merrni foshnjat në dasma

Mamia Razije Musa ka bërë thirrjet prindërve të mos i marrin fëmijët në dasma e ahengje.

Musa tha se nuk e kupton si i marrin foshnjat disa muajshe në ahengje me muzikë me zë shumë të lartë, duke i ekspozuar në zhurma të rrezikshme.

Ajo thotë se kjo është e dëmshme për fëmijët.

Postimi i plotë:

MOS I MERRNI BEBAT/FËMIJËT NË DASMA E AHENGJE

Isha e ftuar në një dasëm ku sigurisht se bëhej fjalë për familjarë të afërm, prandaj edhe shkova.

Dasma ishte perfekte por nuk më është rahatuar shpirti duke parë bebat e fëmijët 3-4 vjeçarë duke mos gjetur rahati e duke u ekspozuar ndaj zhurmave të rrezikshme.

Nuk arrij të kuptoj si e merrni me vete një bebe disa muajshe në një aheng me muzikë super të lartë, me tupana e surla.

Si i’a bëni llogarinë ahengut kur fëmijës i vjen gjumi dhe qan vazhdimisht ndërkohë kalon nga një dorë në tjetrën si kukull pa ndjenja.

Një ftesë dasme që e lexova ishte ideale.

“Jeni të ftuar në ahengun tonë familjarë që do mbahet më …. në hotelin …. duke filluar nga ora 20:00.

Fëmijëve ju urojmë gjumë të ëmbël në ambientet e shtëpive”

Më besoni dhe merreni këshillën time si rregull të artë, ju jeni njeri më i mirë, nanë më e mirë nëse nuk shkoni në aheng sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët tuaj.