Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka folur rreth raporteve të tij me Rugovën.
Mes tjerash, ai komentoi edhe marrëdhëniet mes Rugovës e Qosjes, kur kemi parasysh faktin se nuk ishin edhe aq në element.
Megjithatë, sipas Hysenit, Rugova, ani pse Qosja e kritikonte, ish-presidenti nuk fliste keq.
https://permbledhja.com/pakkush-e-priste-kete-deklarate-te-hysenit-e-demaskon-ish-truprojen-e-rugoves-adnan-merovcin/
“E kam parë vetëm në një drejtim. Qosja duke folur në drejtim të Rugovës, e asnjëherë nga Rugova drejt Qosjes. Nuk është që ndonjëherë, në kohë të lirë kur pinim kafe me Rugovën, nuk kemi folur për Qosjen.
Por as aty nuk fliste keq. Unë besoj se Ibrahim Rugova ka pasur objektiva të përcaktuara qartë, të cilat me të gjitha fuqitë është munduar t’i mbërrijë. Nuk ka pasur mundësi që të merret me foljet e përfoljet që njerëzit që shikojnë nga tribunat kanë mundur t’i bëjnë. Unë shpesh them se është lehtë të flasësh nga tribunat kur dikush tjetër luan atje në fushë. Rugova ishte në fushë. Është lehtë të flasësh nga tribunat”, tha ndër të tjerash ai në Pressing.