Ambasadori i Francës Oliver Guérot në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Guerot ka deklaruar se nuk duan një asociacion që e bënë Kosovën jofunskionale.
“Krijimi i ASMM-së është me të vërtetë një element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk duam një asociacion te komunave me shumicë serbe që e bën Kosovën jofunksionale.
Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 ofrojnë garanci për konsultimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ai.
Ambasadori france tutje tha se qeveria duhet ta bëjë një propozim konkret për statutin e Asociacionit.
“E inkurajoj Qeverinë e Kosovës që të bëjë një propozim konkret për statutin e asociacionit”, deklaroi më tutje ai.