“Krejt kësaj bote zjarrin do t’i fus” | Albin Kurti i lë paratë e Trustit në duart e një poeti

Emanuel Bajra, kryetar i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, duket se ditë më parë është ndezur fort, saqë i është zgjuar dëshira për t’ia futur edhe zjarrin botës.

Qeveria ka vendosur që 2.5 miliardë euro e Trustit të jenë në dorën e një “poeti”.

Bajra në momentin kur kishte marrë pozitën kishte njoftuar se “pos këtij postimi në këtë faqe, në të ardhmen, mendimet, postimet ose edhe reagimet që do të mund të bëhen në faqen time personale në Facebook do të jenë të kufizuara për shkak të natyrës së përgjegjësisë që do të kem, diskrecionit profesional si edhe detyrave dhe obligimeve si zyrtar i lartë i shtetit”.

Nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati. Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara.

Siç shkruan Demokracia, Bajra është zgjedhur në krye të Bordit të Trustit më 13 korrik.