Mbi 6 milionë udhëtarë e kanë përdorur Trafikun Urban për gjashtë muaj, paralajmërohen linja të reja

6 milionë e 300 mijë udhëtarë kanë përdorur autobusët e Trafikut Urban, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

E gjithë kjo sipas Kryeshefit të Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Butim Maraj, është bërë pas vendimit të autoriteteve komunale që të vendosin në përdorim biletat ditore, me çmim prej 80 cent, të cilat mund të shfrytëzohen për 24 orë në të gjitha linjat.

Ndërsa bileta njëdrejtimëshe në autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë, thotë se mbetet 50 cent.

“Ne mburremi me numrin,numri është kogja i madh,shummë pak njerëz munden me ditë po dikun nëse e marrim që në ditë kemi dikun 35 mijë udhëtarë që e frekuentojnë autobusin urban atëherë del dikun 6 milionë e 300 mijë që i kemi në këtë 6 mujorin e parë në trafikun urban që është një shifër shumë ë madhe, po na bën më u mburrë sepse me gjithë këtë shifër të madhe dhe me gjithë intenzitetin e lartë të frekuentuesve të udhëtarëve neve po ia dalim që të jemi sa më konkret dhe të jemi sa më të mirë në shërbimet tona”, thotë Maraj.

“Ne përditë e më shumë jemi duke punuar… prej shtatorit fillon një fazë e re e trajnimeve të punëtorëve të stafit të trafikut urban, se mendoj që pavarësisht që ne i kemi në shërbim të mirë ne duhet me kërku që shërbimi të jetë ende më i mirë se ka raste që punëtorët nuk e bëjnë punën si duhet, por ato janë raste shumë te vogla, duke krahasuar sa kemi udhëtarë dhe sa shumë jemi të fokusuar që shërbimet të jenë në kohë të saktë siç është edhe planifiku”, u shpreh ai, teksa e konfirmon se nuk kanë probleme me staf.

Maraj gjithashtu ka shtuar se shumë shpejtë do të shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrik.

“Me staf jemi mirë, por nuk jemi mirë me autobus, ne kemi kërkesë të madhe prej udhëtarëve që ta shfrytëzojmnë autobusin e trafikut urban. Tash jemi në proces të autobusave të rinj. Procesi muomentalisht është një thirrje ndërkombëtare ku përgatitet një dosjë për specifikat e autobusëve të cilat na vijnë, ne e dim përafërsisht autobusët do të jenë 6 elektrik të tjerët do të jenë me emitim, që është një emitim shumë më i ulët edhe më i butë i gazrave të këqija edhe po besoj me 30 autobus të tjerë,neve na bëhën 80 autobus duhet shtohet edhe numri i punëtorëve, do të shtohet me një anë me një anë do letohet pasi që ne do të kemi një sistem digjital të biletave, jemi duke punu afër me komunën që të krijohet një sistem dixhital i biletave, momentalisht i kemi vetëm 3 pika në të cilat mundemi me i ble biletat mujore, po njerëzit me pasë mundësi më blë biletën mujore pse jo edhe biletën vjetore ,me një ofertë shumë më të mirë që me u shftytezu shumë më shumë trafiku urban dhe mos me qenë të tej ngarkuar autobusat, siç momentalisht kemi faza ku janë të tej ngarkuar, keshtu që ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë durim edhe naj ditë, besoj deri në vitin tjetër, në janar, në shkurt presim që të fillojmë me autobusat e ri”, thotë Maraj.

Me blerjen e autobusëve të rinj, Maraj shprehet i bindur se “Trafikut Urban” do t’i shtohen edhe linja të reja.

“Na vjen keq për të gjitha, për ne është ë rëndësishmë që shtritja e trafikut urban të jetë pothuajse në gjithë Prishtinën, momentalisht nuk i kemi mundësitë. Është kriju ekipi edhe prej pjestarëve të Komunës edhe prej trafikut urban, po besoj që edhe me një projekt të ri që e ka komuna do të jetë edhe një ndhmë shtesë prej ekspertëe që do të vinë me na ndihmu për zgjerim. Po ashtu me bisedën që e kemi pas edhe me kryetarin Rama edhe me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike jemi duke e diskutuar mundësinë që shume shpejtë do të fillojmë më një projekt të ri i cili do të përfshinte edhe autobusat, miniautobusat, në zonat që janë më të rënda dhe kanë mudësi më të vogël të infrastrukturës me pas qasje më të lehtë”, u shpreh tutje Maraj.

E sa i përket vendimit për përdorimin e biletës prej 80 cent, e që mund të shfrytëzohet për 24 orë në të gjitha linjat, Maraj thotë se ka dhënë rezultate të dukshme.

Thotë se ky vendim ka bërë që të rritet numri i udhëtarëve në ditë.

“Unë besoj që njerëzit janë shumë të interesuar me pa që ka oferta në Prishtinë, që kryesuesit e komunës mendojnë për qytetarët, që t’ua bëjnë një jëtë pak më të lëhtë dhe pak më të lirë, duke e ditur sa të larta janë shpezimet sot dhe sa janë pagat sot të uleta, kështu që e kam përshendet si nismë dhe me këtë numri i udhëtarëve është rritë per 10 mijë udhëtarë, kjo do të shtohet po ashtu ne po punjmë se bashku me komunën, që me kriju edhe disa parakushte të tjera që kanë me kriju edhe një momentum por edhe një insentiv për udhëtarët që me udhëtu mashum me trafikun urban se me veturat e tyre”, u shpreh ai. /Ekonomia Online/