Për rastin e Klan Kosovës është deklaruar më në fund edhe presidentja Vjosa Osmani.
Siç edhe mund ta shihni në postimin e plotë, mes rreshtash, personi numër një në vend i doli krah kryeministrit, duke thënë se respektimi i ligjeve për ruajtjen e rendit është thelbësor.
Veç kësaj, kërkohet që për rastin e Klan Kosovës të shkohet deri në fund e të sqarohet nga instancat përkatëse.
“Liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike. Është detyrë e secilit në shoqërinë tonë që ta vlerësojmë lirinë e mediave, ta mbrojmë atë dhe të krijojmë kushte për të, në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë. Respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve janë thelbësore për ruajtjen e rendit, drejtësisë dhe kohezionit social”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë: