S’ka të ndalur ministrja Hajdari: Pas vendimit për mbyllje të Klan Kosovës, ka një tjetër thirrje për policinë e prokurorët

Ministrja më e apostrofuar gjatë ditës së sotme, Rozeta Hajdari, ka qëndruar prapa vendimit të ministrisë që ajo udhëheqë.

Sipas saj, fakti pse një kompani sh.p.k., është media, nuk amnistohet nga shkeljet.

“I ftoj Policinë e Kosovës dhe prokurorët kompetentë, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për të hetuar, deri në fund, shkeljet ligjore të kryera nga ana e këtij biznesi, si dhe nga ana e disa zyrtarëve të ARBK, për të cilat shkelje ligjore kjo Ministri ka parashtruar kallëzim penal para disa javësh”, shkroi ndër tjerash ajo.