Vendimi për Klan Kosovën, ambasadori gjerman: Shumë shqetësues

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me vendimin e MINT për pezullimin e certifikatës së Klan Kosova.

“Shumë shqetësuese”, shkruan ai. “Mbyllja e një prej medieve më të mëdha në Kosovës do të ishte një goditje e rëndë për lirinë e medieve”, ka vazhduar Rohde.