Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi krimi makabër në Lipjan

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur tre perosna të vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

RTV Dukagjini ndërkaq, sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.