Memli Krasniqi: Kjo qeveri e ka humbur rrugën

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të MINT-it për mbylljen e Klan Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook” ai tha se kjo qeveri e ka humbur rrugën, ndërsa vendimin për mbyllje e cilësoi si të papranueshëm, përcjell lajmi.net.

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: