Kerquki: Albin Kurti e mbylli Klan Kosovën, kjo tashmë është betejë për mbrojtjen e demokracisë

Gazetari Leonard Kërquki ka reagaur pas vendimit të MINT që të mos ia pranoj ankesën Klan Kosovës, rrjedhimisht ta lë në fuqi pezullimin e licencës së këtij biznesi.

Kërquki krejt këtë situatë e sheh si inskenim të Kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ky është momenti kur të gjith duhet t’i dalim në mbrojtje Klan Kosovës, sepse sipas tij, tashmë kjo është betëjë për demokracinë.

E plotë:

Pra, Albin Kurti permes kukulles se tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri ne fund rastin me Klan Kosoven, duke vendosur per mbylljen e tij.

Ky eshte rast i paprecedent per nje shtet demokratik.

Ky eshte momenti kur secili gazetar dhe njeri qe ia do te miren ketij Shtetit, te çohet ne mbrojtje te Klan Kosoves.

Kjo tashme eshte beteje per mbrojtjen e demokracise ne vendin tone.