Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka potencuar, që diaspora është arterie e funksionimit normal të Republikës së Kosovës.
Sipas Gërxhaliut kontributi i diasporës është i madh, por Kosova nuk po bënë mjaftueshëm për ta.
Sipas tij, mjetet e investuara nga diaspora duhet të drejtohen në gjenerim të vendeve të reja të punës, në përmirësim të bilancit të pagesave, në transfer të teknologjisë dhe në një edukim të avancuar.
Gërxhaliu shtoi se diaspora e ndihmon Kosovën në mënyra të ndryshme dhe se brenda një viti kalendarik dërgon ndihma po aq sa është buxheti i miratuar i Republikës së Kosovës. Ai gjithashtu kërkoi që diaspora të mos politizohet ngase po demotivohet të vijnë në Kosovë.
“Arteria e funksionimit normal te republikës së Kosovës. Kontributi i diasporës duhet të matet në disa dimensione, jo vetëm ne aspektin ekonomik por edhe në aspektin politik, gjeostrategjik integrues kulturor dhe social. Në këtë drejtim besoj vetë fakti që në vitin 2022 zyrtarisht Kosova ka dërguar në Kosovë më shumë se 1 miliard e 220 milion euro, është indikatori i parë. Në rend të dytë ne nuk pajtohemi që diaspora dërgon vetëm aq para, diaspora dërgon në tri forma mjete dhe ndihmë në Kosovë”.
“Në formë direkte përmes sensioneve financiare, në mënyrë indirekte kur qëndron në Kosovë si tani kur shpenzojnë familjarisht 5000-18000 euro gjatë qëndrimit dhe e treta është ajo përmes xhepave dhe individëve të tjerë. Prandaj, lirisht mund të thuhet se diaspora e Kosovës breda një viti kalendarik dërgon ndihma po aq sa është buxheti i miratuar i Republikës së Kosovës dhe çka do që të bëhet dhe çka bënë Kosova nuk mund ta faleminderojmë për kontributin e dhënë por ajo çka duhet të na brengosë është fakti se gjithmonë ajo ndihmë e diasporës shkon në konsum, neve na duhet këto mjete që janë të riorientuara në gjenerim të vendeve të reja të punës, në përmirësim të bilancit të pagesave, në transfer të teknologjisë, në një edukim të avancuar bazuar në provojnë e diasporës dhe në fund duhet të kuptohet e vërteta që diaspora e Kosovës është ambasadori më i mirë që e promovon Kosovës gjithkund në botë”, tha ai per Ekonomia Online.
“Besoj që djersa e pastër e diasporës përmes remitancave që dërgon në Kosovë duhet të jetë një bazament i ndërtimit dhe fuqizimit të shtetit të Kosovës drejtë ardhmërisë, prandaj në këtë drejtim vet fakti që ne sa më tepër po kemi rritje të importeve dhe po orientohemi në konsum është një mëkat që nuk e meriton diaspora në rend të dytë besoj që është koha kur qeveria e Kosovës duhet të ketë një pako të veçantë për të stimuluar investimet e diasporës në fusha të ndryshme dhe nuk duhet të bëjë gabimin qeveria e Kosovës që është bërë deri tani që investimet e diasporës t’i trajtoj si investime te huaja, prandaj në këtë drejtim besoj diaspora e Kosovës e meriton një trajtim shumë më të mirë se deri më tani dhe në fund ndoshta ndihma më e madhe që i bëhet diasporës është ta lëm të qetë dhe të mos e politizojmë, sa më tepër politizohet diaspora në Evropë krijohen përqarje dhe definitivisht demotivim për të ardh në Kosovë”.
Në vitin 2022 zyrtarisht diaspora ka dërguar në Kosovë më shumë se 1 miliard e 220 milion euro.