Afera e vajit, Rexhaj me përkrahje të vendosur për Hajdarin: Përgjimet ishin “kot fare”
Në një prononcim të shkurtër për Nacionalen, Rexhaj i ka dalë në krah ministres Rozeta Hajdari, të cilës tashmë i është kërkuar dorëheqja.
Në pyetjen nëse duhet të dorëhiqet Hajdari nga pozita e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, deputeti Rexhaj ka qenë i qartë se nuk duhet të dorëhiqet.
“Jo, kot fare ishin (përgjimet v.j.)” – shkroi ai.