Nuk është hera e parë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj shkakton edhe momente interesante e të qeshura gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, por edhe në deklaratat publike.
Një rast i tillë ndodhi edhe në kohën para se të fillonte seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, kur deputeti Kokaj bëri disa ushtrime fizike të trupit duke u relaksuar, gjersa një pjesë e madhe e deputetëve nuk ishin në sallë.
Këto ushtrime zgjatën për pak minuta, por momenti final ishte këmba e tij e cila shtrihej në karrigen e ku ulen deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sa të habitshme, po aq edhe të çuditshme duken veprimet e deputetit Kokaj në sallën e Kuvendit.