Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për të nisur seancën e sotme.
Në mungesë të deputetëve kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci mbylli seancën, pasi nuk kishte deputetë mjaftueshëm për të filluar seancën.
Pjesa dërrmuese e deputetëve që munguan ishin nga mazhoranca.
Seanca e sotme ishte e fundit për sesionin pranveror. Deputetët do të shkojnë në pushim deri në javën e tretë të muajit shtator.
Në rend të ditës për shqyrtim sot kanë qenë një mori pikash, përfshirë edhe marrëveshje ndërkombëtare./kp