Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë e LDK-ja e ka bërë një matje një javë më parë në Prishtinë dhe kanë dalur 36 për qind.
Ajo tha se LDK-ja është e gatshme që nesër të dalë në zgjedhje.
Por ajo në emisionin DPT te Fidani, tha se arsyeje pse nuk i bashkohen iniciativave për mocion mosbesimi është për shkak se opozita nuk i ka numrat në Kuvend.
“E kemi bërë një matje para një jave në Prishtinë dhe kemi dalur 36%. Kjo matje ka qenë për nevoja të brendshme”.
Këtë sondazh, Bajrami e tha teksa kritikoi Qeverinë sesi merret çdo ditë me sondazhet teksa e ka pushtetin në të gjitha nivelet.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë disa herë u ka bërë thirrje partive tjera opozitare që të mbështesin një mocion te kësaj partie për rrëzimin e qeverisë për shkak të siç tha prishjes, së marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë dhe mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale.
Por kundër janë shprehur nga PDK e LDK duke thënë se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë.