Gjatë emisionit të fundit të Pressing-ut për këtë sezon, gazetari Valon Syla ka folur për Shqiprin Arifin, kryetarin e Komunës së Preshevës.
Syla tha se kur Arifi dëshiron që të mashtrojë, thotë “ja, ja ka lidhje me regjimet serbe”.
Por Syla thotë se “Shqiprim Arifi në rrafshin familjar ka lidhje me ish-regjimin serb”.
“Shqiprim Arifi kush e dinë historinë politike të Preshevës është i ardhtë. Shqiprim Arifi ka ardhur në Preshevë si masë e dhunshme, këtë mos ta harroj dikush”, ka thënë Syla.
Ai tha se Arifi nuk është ashtu siç paraqitet në televizion./Express