Kreu i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Daut, ka bërë bashkë për një takim emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe William Walker, ish-ambasadorin e OSBE-së gjatë kohës së luftës në Kosovë.
”Një drek private dhe miqësore në Washington me DAS Gabriel Escobar , Ambasadori William Walker . Ishte një takim produktiv dhe miqësore ku u bisedua per shumë tema por tema kryesore ishte Kosova”, ka treguar ai përmes një postimi në Facebook.
Gabriel Escobar është i ngarkuar me çëshjen mes Kosovës dhe Serbisë, kështu ai shpesh viziton Kosovën dhe takohet me zyrtarë institucionalë e opozitarë.
Ndërkaq, edhe Walker viziton shpesh Kosovën sidomos gjatë muajit janar ku përkujtohet masakra e Reçakut, pasqyra kriminale e Serbisë të cilën para botës e transmetoi Walker.