Një person dyshohet të jetë vetëvrarë, pasi është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” të kryeqytetit.
Nga Policia e Kosovës konfirmuan se nga dyshimet e para ka të bëjë me vetëvrasje, porse duhet pritur ekzaminimet e mëtutjeshme, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, mësohet se i ndjeri është i gjinisë mashkull dhe i moshës 28 vjeç.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, thuhet në raportin e policisë.
Lajmi.net pak kohë më parë solli te ju pamje ekskluzive nga vendi tragjik, pamje këto që mund t’i shihni edhe më poshtë.