Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se pushteti ka goditur pas shpine edhe njëherë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.
Dreshaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon mendimin edhe kur ka një opinion obligues nga kushtetuesja.
“Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputetë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese”, ka thënë Dreshaj.