Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar për kufizimin e hapësirës ndaj gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit.
Tahiri ka shkruar në Facebook se si Grup Parlamentar e kundërshtojnë plotësisht.
“Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Tahirit:
Vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit, është vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” të cilin, si Grup Parlamentar i PDK-së e kundërshtojmë plotësisht. Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm.