Sot në sheshin “Skënderbeu”, në ora 14:30”, një person ka therur veten me thikë.
Për Gazetën Express, lajmin e ka konfirmuar më herët zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj.
“Më datë 11.07.2022. rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë)”, ka sqaruar ai.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkaq mjekja Krenare Makolli ka treguar për Klan Kosova se pacienti, pas trajtimit, është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.
“Para nja dy ore, kemi pranuar një pacient nga urgjenca e qytetit, e kanë sjellë këtu. Është i vetëlënduar, e ka një plagë në gjoks, në anën e majtë të tij.
“Janë kryer të gjitha ekzaminimet. Konsultimet janë përpunuar. Për momentin, e kemi udhëzuar për në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm.”
“Për momentin, pacienti nuk ka qenë shumë komunikativ. Ishte në gjendje të shqetësuar më shumë, mund të them. Për problemet e tij ndoshta mendore ose të tilla besoj që psikiatri do t’ju japë një përgjigje më të qartë”.