Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka mbledhur sot mbi 100 pronarë të bizneseve dhe punëdhënësit e tatimpaguesit mē të mëdhenj në vend, në takimin e katërt përmbyllës të fazës së parë të nismës ‘’Rruga e Re’’.
Abdixhiku ka falënderuar të pranishmit që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të diskutuar së bashku, dëgjuar e debatuar për krizën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova.
“Pjesëmarrja kaq e madhe dëshmon urgjencën e madhe për të qenë pjesë e zgjidhjes së krizave të njëpasnjëshme që po kalon vendi. ‘’Rruga e Re’’ është nismë mbipartiake” ka thënë Abdixhiku.
Sipas LDK’së, Abdixhiku ka mbledhur “sektorët me ndikim në vend për të diskutuar bashkërisht për një mendim e për një veprim të ri kolektiv të cilën LDK dëshiron ta ndërtojë”.