Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.
Këtë e ka bërë të ditur Peci përmes një postimi në Facebook.
“Sot, ishte një ditë e veçantë për Komunen e Zveçanit së bashku me një pjesë të stafit takova kryetarin e komunës se Drenasit z.Ramiz Lladrovci, ku nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet komunës se Drenasit dhe Zveçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për bashkëpunimin ndër komunal dhe ligjin për Arbitrazhin.”
Peci ka treguar se qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e komunës se Drenasit për nevojat e komunës së Zveçanit, si ofrimi i shërbimeve për sektorët Buxhet, Financa dhe Administratë të pergjithshme, Fushën e Prokurimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
“Me këtë rast, i shpreha mirënjohje të thellë për bashkëpunimin e ngushtë ndër komunal dhe përkrahjen e vazhdushme nga kryetari z.Lladrovci. Na shkoftë mbarë!”, ka shkruar Peci.