Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, tha se për 45 ditë LDK-ja do t’i zgjidhte problemet që i ka krijuar kryeministri, Albin Kurti.
Kjo deklaratë nga Haziri erdhi pasi u pyet nëse LDK-ja mund të sjellë alternativë qeverisëse.
Sipas Hazirit marrëveshjet me Serbinë të arritura gjatë Qeverisë Kurti II janë më të dëmshmet.
“Në projeksionin e LDK-së, për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti. Plani ynë është publik dhe është në debat me grupet e interesit që duan të debatojnë me LDK-në. Këtë guri në qafë që na ka lënë ky kryeministër, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës. Marrëveshje më të keqe s’ka pasur”, deklaroi Haziri në Tëvë1.
https://permbledhja.com/luftoni-bandat-kriminale-kurti-mesazh-policeve-nga-kampi-enver-zymberi/