Në Kosovë kanë mbërritur edhe dy gazetare të Ukrainës, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash.
Lajmin e ka kumtuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
“Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Boja, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Kosova pos pozicionimit në krahun e Ukrainës, ka shprehur gatishmëri që të strehojë gazetarë ukrainas.
E këta gazetarë po vazhdojnë punën në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Deri më tani në Kosovë janë strehuar katër gazetarisë ukrainas.
Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.
“European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe AGK janë duke bërë përgatitje që në ditët në vijim të presë gazetarë të tjerë nga Ukraina”, thuhet në njoftimin e AGK-së.