Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke folur për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit që u publikuan javë më parë, tha se ajo me Milan Radojçiqin ka komunikuar me direktiva të partisë.
Ai në Frontal të T7 tha se iu ka dhimbsur deputetja Mimoza Kusari- Lila.
“Besom, mu ka dhimt zonja Kusari, në atë kuptimin që si me direktiva të kryeministrit të Kosovës mund të komunikojë me Radojçiqin, se nuk besoj që ka qenë vullnet i saj”, tha ai.