Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se të enjten dhe të premten do të ketë seanca.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Kusari tha se kompensimi i veteranëve nuk bën të lidhet me asnjë minimum “e në veçanti jo me pagën minimale”.
“Kompensimi për veteranët nuk bën të lidhet me asnjë minimum, e në veçanti jo me pagën minimale. Paga minimale është pagë e cila paguhet për punëtorët në sektorin privat dhe është vlera minimale e pagës së fundit të së cilës nuk parashihet të ketë ndonjë pagë tjetër zyrtare”, tha Kusari-Lila.