Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.
Abdixhiku në Facebook tha se Szyunzog i ka shpalosur planin shtatë pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe “përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtar”.
Në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik.
Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të “Rrugës së Re”, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.