Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, i ka ofruar mbështetje Republikës së Greqisë e cila është duke u përballë me zjarre sfiduese si pasojë e temperaturave të larta.
“Ne jemi të përgatitur për të ofruar ndihmë brenda kapaciteteve tona për të luftuar zjarret dhe për të qëndruar pranë komuniteteve të prekura”.
Më tutje, ai ka thënë se në këtë sfidë nuk ka kufi por solidaritet.
“Solidariteti nuk njeh kufij dhe së bashku mund ta kapërcejmë këtë sfidë”, ka shtuar i ministri i Mbrojtjes.
“[Prandaj ne e shtrijmë] ndihmën tonë gjatë kësaj periudhe sfiduese të zjarreve”, ka përfunduar Mehaj.